Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Kentan DF

Produkt Fungicid

Informacion rreth produktit

Lloji: Fungicid me granule të dispersueshme me bazë hidroksid bakri.
Formulimi: Granule te tretshme ne uje (WG)

Fungicid me granule të dispersueshme me bazë hidroksid bakri. Lufton me efikasitet të lartë shumë sëmundje kërpudhore dhe bakteriologjike që prekin kultura te ndryshme bujqësore.

KENTAN mund të përdoret edhe për parandalimin e algave në orizore dhe sipërfaqe të tjera ujore.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Informacion

Karakteristikat

Kentan prodhohet në një fabrikë të re dhe të dedikuar me teknologjinë "FLUID BED", për të garantuar një dispersitet në ujë të pakrahasueshëm si dhe pothuajse mikro granula fare pa pluhur.

• Pengon mbirjen e sporeve të kërpudhave

• Bllokon procesin e frymëmarrjes të patogjenit

• Ngadalëson biosintezën proteinike

• Pengon përshkueshmërinë e kërpudhave

• Formulimi është shumë i thjeshtë në përdorim dhe i sigurtë.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Doza për 100L ujë dhe mënyra e përdorimit:
Përdoret për spërkatje. Vëllimi normal i solucionit të spërkatjes është 1500-1800L/ha për pemët frutore, 1000L/ha për vreshta, 600-800 L/ha në kulturat e tjera. Në raste trajtimesh me vëllim më të vogël solucionin, aplikoni dozën e nevojshme për hektar.

Hardhi: Vrugu, eskorioza, kalbezimi i zi, skuqja parazitare – ndërhyni si parandalues me dozë 200-300gr çdo 6-8 ditë, në varësi të kushteve klimatike, zhvillimit të bimës dhe presionit të infeksionit.

Agrume: Kanceri i agrumeve, Antraknoza, tharja e degëve, kalbezimi, gomosëza, bakteriozat – ndërhyni çdo muaj duke filluar nga fundi i janarit me dozë 200-300gr.

Mollë, dardhë, ftua: Kroma – ndërhyni me dozë 200-300gr para lulëzimit dhe pas fazës së frutit sa një are, në varësi të kushteve klimatike, zhvillimit vegetativ dhe presionit të infeksionit. Monilia, kanceri i berthamoreve – ndërhyni pas rënies totale të gjetheve dhe në fazën e fryrjes së sythave me 500-1000gr. Kalbezimi i qafës – 300gr duke përdorur 10-15 litra solucion / bimë.

Pjeshke, Nektrina, Kajsi, Kumbull, Bajame: Monilia, Kroma, kanceri i degëve, kalbezimi – trajtime dimërore me dozë 500-1000gr, trajtime pranverore-verore me dozë 200-300gr.

Ulliri: Myku i gjetheve, vrugu, kanceri i trungut, syri i palloit – ndërhyni në kohën më të përshtatshme me dozë 200-300gr.

Kiwi: Kalbezimi i qafës – 300gr duke përdorur 10-15 litra solucion për bimë.

Perime:
Ndërhyni me dozë 200-300gr duke filluar trajtimet sapo të shfaqen kushtet e favorshme për zhvillimin e infeksioneve:

  • Karrotë: -Alternaria
  • Hudhër, Qepë, Qepujkë: Vrugu, Myku gri, Kalbezimi bakteriologjik
  • Domate: Kladiosporioza, kalbezimi i rutave, vrugu, kalbezimi i zi, Bakterioza, Myku gri, Alternaria
  • Spec, Patëllxhan: Antraknoza, kalbezimi i ercellit, myku gri
  • Pjepër, Shalq, Kungull, Kastravec: Alternaria angolare, vrugu, myku gri, bakterioza, Antraknoza
  • Lakër: Downy mildew, rot, aphid rot
  • Karcof, Finok, Majdanoz, Selino: Vrugu, bakterioza

Patate: Vrugu, Kalbezimi, Alternaria. Ndërhyni me dozë 2-3kg për hektar sapo të shfaqen kushtet e favorshme për zhvillimin e infeksioneve dhe i përsëritni sipas nevojës.

Bime dekorative, Lule: Vrugu, Vrugu i gjetheve, Ndryshku, Bakterioza – Ndërhyni me dozë 200-300gr sapo të shfaqen kushtet e favorshme për zhvillimin e infeksioneve dhe përsëritini trajtimin sipas nevojës.

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Hidroksid bakri metalik 40%

Informacion

Përshtatshmëria

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.