Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

GARDENE

Produkt Insekticid

Informacion rreth produktit

Pesha: 1kg
Formulimi: Granula për shpërndarje direkt në tokë

GardenE është moluskicid për kontrollin e kërmijve me dhe pa guaskë.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhëzime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:

• Është irritues, prandaj në rast kontakti me lëkurën ose mukozat, lahuni me ujë të bollshëm dhe sapun për afro 15 minuta.

• Shenjat e helmimit mund të shfaqen menjëherë, por ato mund të shfaqen edhe disa orë më pas.

• Shenjat e hershme shfaqen me të përziera, të vjellura, dhimbje barku dhe diarë.

• Pacienti duhet të mbahet në vëzhgim të paktën 48 orë rresht. Kundër helmit të mos përdoret qumësht, vajra bimore ose shtazore si dhe yndyrnat në përgjithësi.

• Antidot specifik nuk njihet. Mjekimi simptomatik.

Informacion

Informacion shtesë

Fitotoksiteti:
Nuk është fitotoksik për kulturat ku përdoret.

Ndikimi ne ekosistem:
Është helmues ndaj peshqeve, shpendeve dhe kafshëve shtëpiake. Mos ndotni ujrat me këtë produkt ose ambalazhet e tij.

Karenca:
Nuk aplikohet.

Magazinimi:
Preparati mbahet në vende të freskëta, të thata, larg prej burimeve të nxehtësisë dhe dritës direkte të diellit, në temperaturë 0-40°C.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Është një moluskicid që vepron nëpërmjet aparatit tretës dhe kontaktit, për kontrollin e kermijve me dhe pa guaske, që dëmtojnë kultura të ndryshme bujqësore si: perime, bimë zbukuruese dhe kultura të tjera, si në fushë të hapur ashtu dhe në sera.

Shpërndarja kryhet në mënyrë uniforme përgjatë perimetrit të parcelës, përreth bimëve ose gjatë rreshtit të bimëve.

Është veçanërisht i efektshëm kur përdoret pas shirave ose pas ujitjes së kulturave.

Përdoret me 1.5-3 kg preparat/ha në të gjitha kulturat.

Në farishte, bimë zbukuruese, në sera, etj., përdoren 10-15 granula/m2.

Informacion

Masat parambrojtese

• Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.

• Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit si dhe ushqimeve për blektorinë.

• Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.

• Evitoni kontaktet e syve dhe të lëkurës me preparatin.

• Evitoni thithjen e avujve të preparatit me organet e frymëmarrjes gjatë përgatitjes së solucionit spërkatës dhe gjatë spërkatjes.

• Gjatë përdorimit të tij mos ha e mos pi ujë dhe duhan.

• Në përfundim të punës lani paisjet mbrojtëse, mjetet spërkatëse, duarët dhe pjesët e ekspozuara të trupit.

• Bëni asgjësimin e ambalazhit sipas rregullave në fuqi.

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Metaldehyde 5%

Informacion

Përshtatshmëria

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.