Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Delegate

Produkt Insekticid

Informacion rreth produktit

Formulimi: Granula te tretshme ne uje (WG)

Insekticid me spekter te gjere veprimi per perdorim ne peme frutore, ullinj, fruta pylli, agrume, lule shtrydhe, hardhi.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhezime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:
H317: Mund të shkaktojë një reaksion alergjik të lëkurës.
H361: Dyshohet se dëmton pjellorinë.
H373: Mund të shkaktojë dëmtime të organeve përmes ekspozimit të zgjatur ose të përsëritur.
EUH208: Përmban spinetoram dhe 1.2-benzizotiazol-3 (2H)-një. Mund të shkaktojë një reaksion alergjik.

Në rast të thithjes: Zhvendoseni personin në ajër të pastër.
Në rast të ndalimit të frymëmarrjes: Lajmeroni shërbimet e urgjencës ose një ambulancë, pastaj jepni frymëmarrje artificiale; për të praktikuar frymemarrjen gojë më gojë, shpëtimtari duhet të përdorë mbrojtjen e duhur (psh. një maskë xhepi).
Në rast kontakti me lëkurën: Hiqni menjëherë veshjet e ndotura. Shpëlajeni menjëherë me shumë ujë për 15-20 minuta
Në rast të kontaktit me sy: Mbajini sytë hapur dhe shpëlajini ngadalë dhe butësisht me ujë për 15-20 minuta. Hiqni lentet e kontaktit, nëse janë të pranishme, pas 5 minutave të para dhe vazhdoni të shpërlani sytë

P101: Nëse duhet këshillë mjekësore, mbajeni kontejnerin ose etiketën e produktit afër.
P308-P313: Në qoftë se ekspozoheni ose shqetësoheni: Menjëherë telefononi një qendër helmimi apo një doktor/mjek.
Nuk ka antidot specifik. Terapia simptomatike.

Informacion

Karakteristikat

Vërejtje për perdorimin:
Në rastin e zonave me nivele historikisht të larta infektimi, përfshini produktin në një program specifik të kontrollit të dëmtuesve.

Përshtatshmëria:
Produkti perdoret i vetem. Nëse përzihet me formulime të tjera, duhet të respektohet periudha më e gjatë e pritjes. Kalibroni sprucatorët për të spërkatur vetëm nga afër.

Mos aplikoni kur ka erë më të fortë se 15 km/h. Kur përdoret në temperatura të nxehta, kalibroni sprucatorët të nxjerrin pikëla më të mëdhaja që të evitohet avullimi i shpejtë.
Në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e shfaqjes së fenomeneve të rezistencës, produkti të përfshihet në një strategji që parashikon alternimin e produkteve me bazë spinetoram dhe spinosad me produkte të tjerë me mekanizma të ndryshëm veprimi. Mos kryeni më shumë se dy trajtime/sezon. Respektoni rreptësisht dozat e treguara në etiketë. Trajtoni në mungesë të erës.

Fitotoksiteti:
Produkti, i përdorur vetëm, nuk tregon probleme fitotoksiciteti.

Ndikimi ne mjedis:
H410: Shumë toksike për jetën ujore me efekte afatgjata. Evitoni ndotjen e ujërave me konteinerin ose produktin. Për të mbrojtur organizmat ujorë, mos e përdorni në një distancë më të afert se 20 m nga sipërfaqet ujore. Evitoni pastrimin e pajisjeve pranë sipërfaqeve ujore.
P273: Mos ndotni mjedisin.
P391: Mblidheni atë që derdhet.
P501: Asgjesoni produktin/ambalazhin sipas rregullave ne fuqi.
SP1: Mos ndotni ujerat me produktin ose kontenitorin e tij.
P501: Hidheni përmbajtjen/kontejnerin në përputhje me legjislacionin në vend. Mos pastroni pajisjet e sperkatjes ne afersi te ujerave siperfaqesore. Evitoni ndotjen nepermjet sistemeve te kullimit.

Karenca:
3 ditë për agrumet, qershine dhe vishnjen

7 ditë për mollën, dardhën, ftuan, mollën e egër, nespolen, pjeshkën, nektarinën, kajsine, kumbullen, fikun, boronicen, hurmen, rrushin, lule shtrydhen, boronicen, mjedren

14 ditë për stikat

21 ditë për ullirin.

Kushtet e ruajtjes dhe magazinimi:
Preparati ruhet ne kuti te mbyllura, ne vende te thata e te ftohta. Ne vendin e ruajtjes te mos kaloje temperatura me shume se 35 grade C. Preparati te mos mbahet ne diell e ne lageshti.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Përdorimi:
Delegate është me bazë spinetoram, një përbërës aktiv që rrjedh nga një bakter (Saccharopolyspora spinosa), i pranishëm në tokë dhe i modifikuar më pas kimikisht. Përdoret për kontrollin e shumë dëmtuesve që ushqehen me gjethe, duke përfshirë lepidopterët, tripsin, minueset e gjetheve dhe disa psilide që infektojnë kultura të ndryshme.

• Në mollë, dardhë, ftua, nespole, hurme, shege, fiq: Lejohen trajtime/sezon, me interval 7-14 ditë. Kundër Cydia pomonella, trajtoni në çeljen e vezëve, me 300-400 gr/ha. Kundër Pandemis spp., Argyrotaenia pulchellana, Archips spp., Adoxophyes spp., trajtoni kur vezët çelin ose kundër larvave të brezit dimëror, me 300-400 gr/ha. Kundër tenjes së pjeshkës (Cydia molesta), trajtoni afër periudhës së vjeljes, me 300-400 gr/ha. Kundër Leucoptera scitella, Phyllonoricter spp., trajtoni në çeljen e vezëve të para, me 350-400 gr/ha. Kundër Psylla pyri, trajtoni në prani të parazitit gjatë fazës së vezës së verdhë, me 400 gr/ha. Produkti ka një efekt të mirë kundër Cacopsylla melanoneura, që mund të jetë prezent në kohën e trajtimit kundër parazitëve kryesorë.

• Në pjeshkë, nektarine, kajsi, kumbull, qershi, vishnje: Lejohen 2 trajtime/sezon, me interval prej 28 ditësh. Kundër tenjes së pjeshkës, Anarsia lineatella, dhe Cydia funebrana, trajtoni në çeljen e vezëve, me 300-400 gr/ha. Kundër tripseve (Thrips meridionalis, Thrips major, Frankliniella occidentalis), trajtoni me shfaqjen e parë të parazitit, me 300-400 gr/ha. Kundër mizës aziatike të frutave (Drosophila suzukii), trajtojeni me shfaqjen e parazitit, me 300-400 gr/ha. Produkti ka një efekt të mirë anësor kundër Ceratitis capitata.

• Në ullinj: Lejohen 2 trajtime/sezon, me interval prej 28 ditësh. Kundër tenjes së ullirit (Prays oleae) dhe Philaenus spumarius, trajtoni në prani të parazitit, me 75 gr/ha.

• Në agrume: Lejohen 2 trajtime/sezon, me 300-400 gr/ha, në interval prej 7-14 ditësh. Kundër psillave, minuesve të gjetheve, gjetheve përdridhës, tripsit të agrumeve (Scirtothrips citri), përdorni 800 gr/ha/sezon. Mos e përdorni në agrume në serra.

• Në hardhi: Lejohen 2 trajtime/sezon. Kundër tenjes së rrushit dhe tripsit, trajtoni në çeljen e vezëve, me 250-300 gr/ha.

• Në pistak: Lejohet 1 trajtim/sezon. Kundër Agonoscena sp., trajtoni me shfaqjen e parazitit, me 100 gr/ha.

• Në lule shtrydhe, mjeder, manaferra, boronica: Lejohen 2 trajtime/sezon. Dozat referohen në një solucion 1200-1500 lit/ha. Kundër Cydia pomonella, trajtoni në çeljen e vezëve, me 300-400 gr/ha. Kundër Pandemis spp., Argyrotaenia pulchellana, Archips spp., Adoxophyes spp., trajtoni kur vezët çelin, me 300-400 gr/ha. Kundër tenjes së pjeshkës, trajtoni afër periudhës së vjeljes, me 300-400 gr/ha.
Për të gjitha kulturat, përdorni 1000-1500 lit solucion/ha.

Informacion

Masat parambrojtese

• P102: Mbani larg mundësive të fëmijëve.

• P103: Lexoni etiketën përpara përdorimit.

• P201: Merrni udhëzime të veçanta përpara përdorimit

• P202: Mos e trajto deri sa të jenë lexuar dhe kuptuar të gjitha paralajmërimet e sigurisë.

• P281: Perdorni veshje mbrojtese.

• P405: Magazinojeni të kyçur.

• EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, respektoni udhëzimet e përdorimit.

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Spinetoram 25 g (250 g/kg)

Informacion

Përshtatshmëria

Produkti perdoret i vetem. Nëse përzihet me formulime të tjera, duhet të respektohet periudha më e gjatë e pritjes. Kalibroni sprucatorët për të spërkatur vetëm nga afër.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.