Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Curame 25WG

Produkt Fungicid

Informacion rreth produktit

Pesha: 1kg
Lloji: Fungicid për kontrollin e vrugjeve në hardhi, domate dhe patate.
Formulimi: Granule te tretshme ne uje (WG)

Fungicid në formë mikrogranulesh i tretshëm në ujë për kontrollin e vrugjeve në hardhi, domate dhe patate. Ky produkt mund të përdoret si pjesë e programit IPM, që mund të përfshijë luftë biologjike, kulturale, praktika gjenetike që kanë për qëllim parandalimin e dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Informacion

Ndikimi në ekosistem

Ndikimi në ekosistem: Pak helmues për gjitarët, zogjtë dhe për bletët. H410: Shumë toksik për gjallesat ujore duke shkaktuar efekte tё dёmshme afatgjata. SP1: Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij (Mos pastroni pajisjet e aplikimit pranë ujit sipërfaqësor/shmangni ndotjen përmes kullonjeve nga kopshtet dhe rrugët). SPe3: Për të mbrojtur organizmat ujorë respektoni një zonë tampon të patrajtuar prej 10 m në trupat ujorë sipërfaqësorë. Mos aplikoni kёtё produkt direkt ose pranё njё sipёrfaqe uji dhe nё tё gjitha mjediset e tjera ujore si: pellgje, liqene, kanale ujitёse, kulluese, etj. Respektoni distancat pёr zonat e mbrojtura (min 20 m). P273: Shmangni lëshimin në mjedis. Gjatë aplikimit, evitoni rastet kur ka erë të fortë.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Hardhi: Për kontrollin e vrugut, përdoret me 250-300 gr/100 lit ujë (2,5-3 kg/ha). Është më efikas kur përdoret për qëllime parandaluese ose në fazat e para të infeksionit (zakonisht 2-3 pas shiut) para se simptomat të jenë të dukshme në bimë. Aplikimi mund të fillojë para lulëzimit. Aplikohen deri 4 trajtime/sezon, në intervale 8-10 ditore. Mos trajtoni gjatë kohës së lulëzimit

Patate, domate: Për kontrollin e vrugut, me 280-300 gr/100 lit ujë (2,5-3 kg/ha). Aplikohen deri 5 trajtime/sezon, në intervale 8-10 ditore.

Kungullore (kastravec, pjepër, etj.): Për kontrollin e vrugut, me 280-300 gr/100 lit ujë (2,5-3 kg/ha). Aplikohen deri 4 trajtime/sezon, në intervale 8-10 ditore.

Për të shmangur fenomenin e rezistencës, trajtoni sipas rekomandimeve. Mos aplikoni në kushte të këqija moti, në shi, me erë, ose në orët me temperatura të larta. Mos aplikoni me paisje spërkatëse, të cilat nuk funksionojnë mirë ose janë të dëmtuara. Aplikoni solucion të mjaftueshëm për hektar për të mbuluar mirë kulturat e trajtuara. Përdorni vetëm mjete të përshtatshme për spërkatje.

Informacion

Informacion shtesë

Karenca:
10 ditë për domaten dhe kungulloret; 14 ditë për rrushin e tavolinës dhe pataten; 28 ditë për rrushin për verë.

Ruajtja dhe magazinimi:
Mbajeni në kontainerët origjinalë, të mbyllur në vende të thata dhe të ajrosura, larg rrezeve të diellit. Evitoni përdorimin e presionit të lartë të ujit (rrezik ndotje).

Fitotoksiteti:
Nuk duhet të aplikohet në bimët që vuajnë nga streset si rezultat i thatësirës, tepricave ujore, temperaturave të ulta, sulmet e insekteve, mungesa e plehërimit, gëlqerja ose faktorë të tjerë që pengojnë rritjen e bimës. Nëse përdoret sipas rekomandimeve të dhëna këtu, nuk është fitotoksik për bimët. Mos e përdorni në varietete të ndjeshme.

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Cymoxanil 42 g/kg
Bakër Metalik 250 gr/kg
(shprhur në oksiklorur) 397.5 gr/kg

Informacion

Përshtatshmëria

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.