Type: Insecticide in the form of a suspension concentrate
Formulimi: Koncentrati të suspensueshëm (SC)
Pamja: Leng me ngjyre te bardhe
Coragen is an insecticide used for controlling the larvae of various Lepidoptera and Coleoptera species. It controls all larval stages, and the adult stages of some species are partially controlled. The activity is through ingestion and contact.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Mbrojtja e personelit dhe higjena
Gjatë transportimit dhe përdorimit të Coragen, gjithmonë mbani veshur kominoshe, maska për hundët, fytyrën dhe doreza, çizme
gome. Në rast se nuk ndjeheni mirë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni etiketën. Zbatoni me përpikmëri masat
parambrojtëse:
• Mos hani, pini lëngje apo duhan
• Lahuni mirë para se të hani dhe gjithmonë pas përfundimit të punës.
• Gjatë aplikimit, evitoni rastet kur ka erë të fortë.
• Mos merrni frymë në drejtim të avujve dhe mjegullës së spërkatjes
• Mos aplikoni këtë produkt në mënyrë që të ketë kontakt me punëtorë ose persona të tjerë.
Ndihma e parë
• Gëlltitje: Pini 1-2 gota me ujë. Lajmëroni menjëherë mjekun. Mos shkaktoni të vjella. Asnjëherë mos ndikoni vjellje apo të jepni
diçka nga goja të sëmurit pa ndjenja ose me konvulsione.
• Kontakti me lëkurën: Hiqni rrobat e ndotura. Shpëlahuni menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse një person nuk ndihet mirë osë ka
irritim të lëkurës, konsultohuni me mjekun.
• Kontakti me sytë: Mbani sytë hapur dhe shpëlajini me kujdes me ujë të bollshëm, gjithashtu edhe nën kapakët e syve, për të paktën
15 minuta. Konsultohuni me specialistin përkatës për këshilla mbi trajtimin.
• Thithja nëpërmjet frymëmarrjes: Lëvizeni personin në ajër të freskët. Nëse është e nevojshme, jepni oksigjen dhe frymëmarrje
gojë-gojë, nëse është e mundur. Konsultohuni me mjekun për këshilla mjekësore të mëtejshm.
Coragen ndikon në aktivizimin e receptorëve ryanodine të insekteve. Coragen lidhet me receptorët e insekteve, duke aktivizuar lëshimin dhe zbrazjen e kalciumit nga muskujt e butë dhe me hulli, duke shkaktuar dëmtime të muskujve rregullore, paraliza dhe në fund vdekjen e insekteve. Chlorantraniliprole vepron nëpërmjet kontaktit dhe gëlltitjes. Sjellja e insektit ndryshon me shpejtësi pas ekspozimit ndaj një dozë toksike të substancës aktive, duke rezultuar në një ndërprerje të shpejtë e të ushqyerit, vdekjen e insektit pas një periudhe të shkurtër, dhe kështu kryen një mbrojtje të shkëlqyer për kulturën që trajtohet. Coragen është një koncentrat i suspensueshëm që mund të aplikohet me spërkatje gjethore për kontrollin e shumë dëmtuesve kryesorë. Coragen përziehet me ujë për aplikim
Produkti gjithashtu ka efikasitet ovilarvicidal kundër disa llojeve të rëndësishme. Paraliza e dëmtuesit ndodh brenda disa orëve pas ekspozimit dhe rezulton në ndërprerjen e lëvizjes dhe të ushqyerit. Kontrolli final arrihet për 2-4 ditë
Qëndrueshmëria ndaj shpëlarjes
Coragen është i qëndrueshëm pasi solucioni i spërkatur të thahet pas 1-2 orësh. Nëse bie shi pasi të jetë tharë solucioni, nuk është nevoja
të përsëritet rajtimi. Hyrja në fushë lejohet menjëherë pas tharjes së solucionit
Kufizime pë përdorimin
Mos e përdorni në bimë që vuajnë nga strese si rezultat i thatësirës, tepricës ujore, temperaturave të ulta, mungesës së lëndëve
ushqyese dhe faktorëve të tjerë që redutojnë rritjen e bimës.
Mos e përdorni me vaditje me pika ose me rrjedhje; Mos e përdorni në bar tapet ose bimë zbukuruese; Mos e përdorni në kulturat
hidroponike apo në ato që rriten në kontainerë. Mos e përdorni drejtëpërdrejtë në ujë ose në zonat ku janë të pranishme sipërfaqe ujore;
Mos ndotni ujërat dhe sipërfaqet ujore me produktin solucionin ose mbetjet e konetinerëve
Menaxhimi i rezistencës dhe parandalimi
Kur insekticide me të njejtën mënyrë veprimi përdoren në mënyrë të përsëritshme për disa vjet në të njejtën fushë, mund të mbijetojnë
dhe krijohen në mënyrë natyrore lloje më pak të ndjeshme në fushë. Një insekt konsiderohet rezistent ndaj një insekticidi nëse i
mbijeton një trajtimi korrekt me dozë dhe interval të rekomanduar në kushte normale.
Zhvillimi i rezistencës së një dëmtuesi mund të evitohet ose të vonohet nëpërmjet alternimit ose përzierjes së produkteve me mënyra të
ndryshme veprimi. Coragen është insekticid i Grupit 28 (ryanodine receptor modulators) sipas skemës së veprimit të Mënyrës IRAC.
Përsëritje dhe përdorim vetëm me Coragen ose insekticide të tjera të grupit 28, mund të zhvillojnë rezistencë të disa insekteve ndaj tyre
në disa kultura. Për të evituar këtë, numri i aplikimeve me Coragen është kufizuar në dy për sezon. Gjithashtu, duhet të jetë pjesë e
programit për luftim të integruar të caktuar për zonën ku do të përdoret, ku të përfshihen edhe praktikat e luftimit biologjik, si dhe
alternimi m insekticide me mënyra të ndryshme veprimi.
Menaxhimi i integruar i dëmtuesve
DuPont mbështet përdorimin e programeve për Menaxhim të Integruar të Dëmtuesve (IPM). Ky produkt mund të përdoret si pjesë e
programit IPM, i cili përfshin praktikat biologjike, kulturore, gjenetike, që kanë për qëllim parandalimin e sulmit të dëmtuesve.
Principet dhe praktikat e IPM, përfshijnë monitorim të fushës dhe metoda të tjera për zbulim dhe identifikim korrekt të dëmtuesve,
monitorim të popullatave, rotacionin e insekticideve me mënyra të ndryshme veprimi, si dhe trajtimin në kohën e duhur. Konsultohuni
me shërbimin e ekstensionit ose me profesionistë të zonës suaj për të përcaktuar nivelin e dëmtuesve për trajtimin e duhur në zonën
tuaj.
Antropode te dobishme
Coragen ndihmon në mbrojtjen e një numri të madh antropodesh të dobishme (parazitoid dhe predatore).
Përderisa këto antropode të dobishme nuk mund të kontrollojnë të gjithë dëmtuesit, ato janë ndihmë e madhe dhe mund të monitorohen
së bashku me dëmtuesit në programet e menaxhimit për këto kultura.
Sipas standardeve të Praktikave të Mira Bujqësore, Coragen nuk duhet të përdoren në kohën kur bletët janë në lëvizje.
MOS E PERDORNI KUR BLETET JANE TE PRANISHME SI DHE NE FAZEN E LULEZIMIT. SPERKATNI NE MENGJES
HERET OSE NE DARKE VONE KUR LEVIZJA E BLETEVE ESHTE MINIMALE.
Magazinimi, transporti dhe asgjesimi
Ruajeni në vend të kyçur, larg fëmijëve, të mbyllur mirë në kontenierët originalë në vende të thata, të freskëta dhe të ajrosura mirë,
larg ushqimeve, pijeve dhe ushqimeve të kafshëve, larg lagështirës së tepërt, nxehtësisë, rrezeve të drejtpërdrejta të diellit dhe lëndëve
djegëse. Në rast derdhje, mblidhni produktin e derdhur dhe mbetjet asgjesojini sipas rregullave. Mos e përdorni/magazinoni në
ambjente shtëpiake. Mos e magazinoni në temperatura nën 0o
C.
Udhezime per perdorimin
Aplikoni në normat e rekomanduara kur popullatat e insekteve të arrijë pragun ekonomik të përcaktuar në nivel lokal. Konsultohuni me
shërbimin agronomik lokal, këshilltarë profesionistë ose autoritetet e tjera të kualifikuar për të përcaktuar nivelin e duhur për trajtim në
zonën tuaj. Në shumicën e kulturave, aplikimet gjethore me Coragen duhet të zbatohen në intervale 10 deri 14 ditë për të ruajtur
kontrollin. Monitoroni popullatat e insekteve për të përcaktuar nëse është apo jo i nevojshëm aplikimi me Coragen bazuar në kufijtë e
vendosur në nivel lokal ekonomik. Më shumë se një trajtim me Coragen mund të jetë e nevojshme për të kontrolluar një popullatë
dëmtuesish.
Molle/dardhe: Për të kontrolluar Cydia pomonella (Linnaeus)–aplikoni me 20ml produkt ml në 100 l ujë. Për kontrollin e tenjave minuese: Phyllonorychter (=Lithocolletis) blancardella (Fabricius), Phyllonorychter corylifoliella (Hubner), Leucoptera scitella (Zeller) – aplikoni me 17.5 ml produkt në 100 l ujë. Për mbrojtjen më të mirë, aplikoni gjatë lëshimit të vezëve në periudhën ovicide, para çeljes së vezëve. Aplikohen 700-1500 L solucion për ha (vëllime normale të spërkatjes). Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit më të lartë. Aplikoni jo më shumë se dy herë gjatë sezonit, në intervale 14-ditor në qoftë se është e nevojshme. Aplikoni mundësisht kundër gjeneratës 1 ose 2. Normalisht një program me dy ose më shumë aplikime insekticide janë të nevojshme për të arritur kontroll të mirë mbi një brez të vetëm. Coragen duhet të aplikohet duke alternuar me insekticide të tjera me mënyrë të ndryshme veprimi.
– Për të kontrolluar gjetehpërdredhësit- Pandemis heparana (Denis et Schiffermuller), Pandemis cerasana (Hubner), Adoxophyes orana (Fisher von Roslerstamm) (=Capua reticulana, Hubner), Argyrotaenia pulchellana (Haëort)– aplikoni me 20ml produkt ml në 100 l ujë. Për mbrojtjen më të mirë të frutave, aplikoni gjatë lëshimit të vezëve në periudhën ovicide, para çeljes së vezëve. Aplikoni 700- 1500 L solucion për ha (vëllime normale të spërkatjes). Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit më të lartë. Aplikoni jo më shumë se dy herë gjatë sezonit, në intervale 14-ditor në qoftë se është e nevojshme. Aplikoni mundësisht kundër gjeneratave të pranverës dhe verës. Normalisht dy ose më shumë aplikime insekticide janë të nevojshme për të arritur kontroll të mirë të gjethepërdredhësve, Coragen duhet të aplikohet duke alternuar me insekticide të tjera me mënyrë të ndryshme veprimi.
– Për të kontrolluar molet dimërore, Operophthera brumata (Linnaeus), - aplikoni me 17,5 produkt ml në 100 l ujë. Për kontrollin më të mirë të gjetheve dhe frutave, aplikoni kur simptomat e para janë të dukshme në bimë. Aplikohen në 700-1500 L solucion për ha (vëllim normale të spërkatjes). Coragen në mënyrë efektive shkakton vdekjen e larvave që janë ushqyer në pjesët e bimëve të trajtuara. Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit më të lartë. Aplikoni në gjeneratën e parë. Nëse aplikohet sipas rekomandimit, aplikimi i hershëm me Coragen siguron kontrollin mbi gjithë brezninë. Bëni jo më shumë se dy aplikime, në një interval 14 ditë. Intervali para vjeljes = 14 ditë (aplikimi i fundit: frutat të pjekur për vjelje, BBCH 87, 14 ditë para vjeljes.Doza minimale e rekomanduar është 160 ml produkt/ha. Doza maksimale individuale: 0,3 L/ha (300 ml). Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture
Kumbull: Për kontrollin e Cydia funebrana – aplikoni me 20 ml produkt in 100 L ujë. Doza minimale e rekomanduar është 160 ml
produkt/ha Intervali para vjeljes = 14 ditë. Për mbrojtjen më të mirë, aplikoni gjatë lëshimit të vezëve në periudhën ovicide, para çeljes
së vezëve. Aplikohen 800-1500 L solucion për ha (vëllime normale të spërkatjes). Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit
më të lartë. Aplikoni jo më shumë se dy herë gjatë sezonit, në intervale 14-ditor në qoftë se është e nevojshme. Për kontroll më të mirë,
aplikoni mundësisht kundër gjeneratës 2 dhe 3 së C. funebrana. Normalisht një program me dy ose më shumë aplikime insekticide janë
të nevojshme për të arritur kontroll të mirë mbi një brez të vetëm. Coragen duhet të aplikohet duke alternuar me insekticide të tjera me
mënyrë të ndryshme veprimi.
– Doza maksimale individuale: 0,3 L/ha (300 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture.
– Aplikimi
më i fundit: frutat të pjekur për vjelje, BBCH 85, 14 ditë para vjeljes
Kajsi/Pjeshke: Për kontrollin e Cydia molesta–aplikoni me 16-20 ml produkt in 100 L ujë. Doza minimale e rekomanduar është 160
ml produkt/ha Intervali para vjeljes = 14 ditë. Për mbrojtjen më të mirë, aplikoni gjatë lëshimit të vezëve në periudhën ovicide, para
çeljes së vezëve. Aplikohen 700-1500 L solucion për ha (vëllime normale të spërkatjes). Përdorni dozën më të lartë në periudhën e
presionit më të lartë. Aplikoni jo më shumë se dy herë gjatë sezonit, në intervale 14-ditor në qoftë se është e nevojshme. Coragen duhet
të aplikohet duke alternuar me insekticide të tjera me mënyrë të ndryshme veprimi.
– Doza maksimale individuale: 0,3 L/ha (300 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture, në intervale 10-14 ditë.
– Aplikimi
më i fundit: frutat të pjekur për vjelje, BBCH 85, 14 ditë para vjeljes
Rrush per tavoline: Për kontrollin e Lobesia botrana (Denis ET Schiffermuller)–aplikoni me 15-18 ml produkt in 100 L ujë. Doza minimale e rekomanduar është 150 ml produkt/ha Intervali para vjeljes = 3 ditë. Për mbrojtjen më të mirë, aplikoni gjatë lëshimit të vezëve në periudhën ovicide, para çeljes së vezëve. Aplikohen 600-1200 L solucion për ha (vëllime normale të spërkatjes). Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit më të lartë. Aplikoni jo më shumë se dy herë gjatë sezonit, në intervale 10-14-ditor në qoftë se është e nevojshme. Për kontroll më të mirë, aplikoni mundësisht kundër gjeneratës 2 dhe 3.
Nëse nevojitet një program me dy ose
më shumë aplikime insekticide janë të nevojshme për të arritur kontroll të mirë mbi një brez të vetëm. Coragen duhet të aplikohet duke
alternuar me insekticide të tjera me mënyrë të ndryshme veprimi.
– Doza maksimale individuale: 0,216 L/ha (216 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture.
– Aplikimi më i fundit: fillim pjekja e kokrrave, (BBCH 85), 3 ditë para vjeljes.
Rrush per vere: Për kontrollin e Lobesia botrana (Denis ET Schiffermuller), Eupoecilia ambiguella (Hubner)–aplikoni me 15-18 ml produkt in 100 L ujë. Doza minimale e rekomanduar është 150 ml produkt/ha Intervali para vjeljes = 30 ditë. Për mbrojtjen më të mirë, aplikoni gjatë lëshimit të vezëve në periudhën ovicide, para çeljes së vezëve. Aplikohen 700-1500 L solucion për ha (vëllime normale të spërkatjes). Përdorni dozën më të lartë kundër Eupoecilia ambiguella në periudhën e presionit më të lartë. Aplikoni jo më shumë se një herë gjatë sezonit.
Për kontroll më të mirë, aplikoni mundësisht kundër gjeneratës 2 dhe 3. Nëse nevojitet një program me dy ose
më shumë aplikime insekticide janë të nevojshme për të arritur kontroll të mirë mbi një brez të vetëm.
– Doza maksimale individuale: 0,27 L/ha (270 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 1 per kulture.
– Latest Application Timing: When berries are developing color (BBCH 85), 30 days before harvest.
Patate: Për kontrollin e Leptinotarsa decemlineata - Buburreci i patates–aplikoni 50-60 ml produkt/ha në fazën e ritjes BBCH 35-48.
Vëllimi i solucionit 300-600 lt/ha. Intervali para vjeljes =14 ditë. Për mbrojtje më të mirë të gjtheve, aplikoni gjatë çeljes së vezëve,
kur vërehen dëmtimet e para. Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit më të lartë dhe kërkohet kontrolli me anë të mbetjes
më i gjatë (21 ditë). Coragen kontrollon me efikasitet të lartë larvat dhe insektet e rritura. Aplikoni jo më shumë se një herë gjatë
sezonit.
– Maximum Individual Dose: 0.06 L/ha (60 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture.
– Latest Application Timing: When tubers reach the appropriate size (BBCH 48), 14 days before harvest.
Domate, patellxhan, kungullore: Për kontrollin e vemjeve, Lepidoptera (Tuta absoluta, Spodoptera sp., Heliothis sp.)–aplikoni 140-
200 ml produkt/ha në fazën e rritjes BBCH 71-89. Vëllimi i solucionit 200-1000 lt/ha. Për mbrojtje më të mirë të gjtheve, aplikoni
gjatë çeljes së vezëve, kur vërehen dëmtimet e para. Intervali minimal 7-14 ditë. Përdorni dozën më të lartë në periudhën e presionit
më të lartë. Coragen kontrollon me efikasitet të lartë larvat dhe insektet e rritura. Aplikoni jo më shumë se dy herë gjatë sezonit.
– Maximum Individual Dose: 0.2 L/ha (200 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture.
– Latest Application Timing: BBCH 89, 1 day before harvest.
Laker, lulelaker, brokoli: Për kontrollin e vemjeve (Plutella sp., Mamestra brassicae, Pieris brassicae, P. rapae, Spodoptera spp.)–
aplikoni 90-180 ml produkt/ha kur vërehen dëmtuesit. Vëllimi i solucionit 200-800 lt/ha. Intervali minimal 7-10 ditë. Përdorni dozën
më të lartë në periudhën e presionit më të lartë. Coragen kontrollon me efikasitet të lartë larvat dhe insektet e rritura. Aplikoni jo më
shumë se dy herë gjatë sezonit.
– Doza minimale 90-130 ml/ha në varësi të sensivitetit të varietetit.
– Doza maksimale individuale: 0,18 L/ha (180 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture.
– Aplikimi më i fundit: 1 ditë para vjeljes.
Miser, miser i embel: Për kontrollin e Ostrinia nubilalis (Leptinotarsa decemlineata)–aplikoni 100-150 ml produkt/ha në fillim të
çeljes së vezëve/ kulmi i aktivitetit fluturues me vëllim solucioni 300-1000 lt/ha. Intervali minimal 10-30 ditë. Aplikoni jo më shumë
se dy herë gjatë sezonit.
– Doza maksimale individuale: 0,15 L/ha (150 ml).
– Numri maksimal i trajtimeve: 2 per kulture.
– Aplikimi më i
fundit: BBCH 73-87, 7 ditë para korrjes.
Lëndët vepruese | |
---|---|
Chlorantraniliprole | 200 g/l (w/v) or 18.5% w/w |
Coragen mund të përzihet me fungicide. Në kombinim e produkte të tjera patentë, duhet të zbatohen edhe kufizimet për ato. Coragen është i pajtueshëm me shumë insekticide, herbicide dhe fungicide të lejuara për t’u përdorur në kulturat e lartpërmendura. Meqenëse formulimet mund të ndryshojnë, është mirë të testohet më parë në fusha të vogla para se të përdoret në shkallë më të gjerë. Evitoni përzierjet me shumë produkte dhe përzierje shumë të koncentruara. Nuk duhet të tejkalohen dozat e përcaktuara. Ky produkt nuk duhet të përziehet me produkte të cilat janë të ndaluara të përziehen me të.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.