Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Altacor 35 WG

Produkt Insekticid

Informacion rreth produktit

Formulimi: Granula te tretshme ne uje (WG)
Lloji: Insecticid granular për kontrollin e një game të gjerë insektesh në perime, patate, misër, hardhi dhe pemë frutore.

ALTACOR 35 WG është insekticid që kontrollon të gjitha fazat e larvave, fazat e rritura të disa llojeve kontrollohen pjesërisht. Aktiviteti është me anë të gëlltitjes dhe kontaktit.

Paraliza e dëmtuesit ndodh brënda disa orëve pas ekspozimit dhe rezulton në ndërprerjen e lëvizjes dhe të ushqyerit. Kontrolli final arrihet për 2-4 ditë.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
Mos i jepni asgjë nga goja personit pa ndjenja

Thithja nëpërmjet frymëmarrjes: Konsultohuni menjëherë me mjekun për këshilla mjekësore të mëtejshme.

Kontakti me lëkurën: Nuk pritet të shkaktojë probleme në lëkurë. Sidoqoftë, në rast kontakti shpëlahuni menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse një person nuk ndihet mirë osë ka irritim të lëkurës, konsultohuni me mjekun.

Kontakti me sytë: Mbani sytë hapur dhe shpëlajini me kujdes me ujë të bollshëm, gjithashtu edhe nën kapakët e syve, për të paktën 15 minuta. Konsultohuni me specialistin përkatës për këshilla mbi trajtimin.

Gëlltitje: Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni etiketën (S46).

Informacion

Karakteristikat

ALTACOR 35 WG ështe instekticid kontakti dhe stomaku për kontrollin e nje game të gjerë insektesh në perime, patate, misër, hardhi dhe fruta. Përdoret për kontrollin e lepidoptereve të ndryshme në kultura të ndryshme, në serë dhe fushë të hapur. Përmban chlorantraniliprole, i cili është insekticid i ri anthranilic diamide me mënyrë veprimi unike. Ndikon në aktivizimin e receptorëve ryanodine të insekteve.

Lidhet me receptorët e insekteve, duke aktivizuar lëshimin dhe zbrazjen e kalciumit nga muskujt e butë dhe me hulli, duke shkaktuar dëmtime të muskujve rregullore, paraliza dhe në fund vdekjen e insekteve. Chlorantraniliprole vepron nëpërmjet kontaktit dhe gëlltitjes. Sjellja e insektit ndryshon me shpejtësi pas ekspozimit ndaj një dozë toksike të substancës aktive,duke rezultuar në një ndërprerje të shpejtë e të ushqyerit, vdekjen e insektit pas një periudhe të shkurtër, dhe kështu kryen një mbrojtje të shkëlqyer për kulturën që trajtohet.

Pastrimi i mjeteve të sperkatjes
Menjëherë pas aplikimit, boshatisni krejtësisht pajisjet. Shpëlajini me kujdes pajisjet e spërkatjes me ujë të pastër 3 herë. Hiqni mbetjet e dukshme. Ç’montoni kokat e spërkatjes, filtrat, etj., dhe pastrojini me kujdes. Mos pastroni pranë sipërfaqeve ujore. Derdhni ujin e përdorur për pastrim sipas ligjeve në fuqi.

Fitotoksiciteti
Ne dozat dhe bimet e rekomanduara nuk shfaq shenja fitotoksiciteti.

Ndikimi ne ekosistem:
R50/53-Shumë toksike për organizmat ujorë; mund të shkaktojë efekte negative afat-gjata ne mjedisin ujor. Mos ndosni ujërat me produktin ose ambalazhet e tij. Mos pastroni pajisjet spërkatëse pranë ujërave sipërfaqësorë. Evitoni ndotjen nëpërmjet rrjedhjes. S61- Evitoni derdhjet ne mjedis.
S61 – Avoid release into the environment.

Karenca:
Rrush për tavolinë 3 ditë; Rrush për verë 28 ditë; Pemë frutore 14 ditë; Perime 1 ditë

Magazinimi:
Ruhet në vënde të errta, të fresketa dhe në ambalazh origjinal, ne temperature deri 40°C.

Informacion

Preparation

ALTACOR 35 WG është insekticid që përdoret për kontrollin e larvave të ndryshme të llojeve Lepidoptere dhe Coleoptere. Kontrollon të gjitha fazat e larvave, fazat e rritura të disa llojeve kontrollohen pjesërisht. Aktiviteti është me anë të gëlltitjes dhe kontaktit. Produkti gjithashtu ka efikasitet ovilarvicidal kundër disa llojeve të rëndësishme. Paraliza e dëmtuesit ndodh brenda disa orëve pas ekspozimit dhe rezulton në ndërprerjen e lëvizjes dhe të ushqyerit. Kontrolli final arrihet për 2-4 ditë.

Përgatitja e solucionit
Sigurohuni që pajisjet janë të pastra dhe funksionale. Tretet shpejt në ujë. Mbushni serbatorin për gjysëm me ujë. Filloni përzierjen. Hidhni sasinë e nevojshme të preparatit direkt në serbator. Vazhdoni me përzierjen ndërkohë që mbushni serbatorin me sasine e nevojshme të ujit si dhe gjatë spërkatjes. Solucioni i përgatitur duhet të përdoret brenda ditës. Nëse përziehet me produkte të tjera, shikoni me kujdes masat dhe kufizimet.

Informacion

Masat parambrojtese

• S1/2- Ruajeni larg fëmijëve.

• S13- Ruajeni larg ushqimeve, pijeve dhe ushqimeve për kafshë.

• S20/21- Gjate perdorimit, mos hani dhe pini lengje apo duhan.

• Në rast se nuk ndjeheni mirë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni etiketën.

• S36/37-Vishni rroba të përshtatshme mbrojtëse, doreza mbrojtëse.

• Lahuni mirë para se të hani dhe gjithmonë pas përfundimit të punës.

• Gjatë aplikimit, evitoni rastet kur ka erë të fortë.

• Mos merrni frymë në drejtim të avujve dhe mjegullës së spërkatjes

• Mos aplikoni këtë produkt në mënyrë që të ketë kontakt me punëtorë ose persona të tjerë.

• S57- Përdorni konteinerë të përshtatshëm për të evituar ndotjen e mjedisit.

• S60-Ky material dhe konteineri i tij duhet të shkatërrohen në mënyrë të sigurtë.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Kultura Dëmtuesi Doza e formulimit të solucionit (Gr/1000 m²) Doza e formulimit të solucionit (Gr/100 L) Vëllimi i solucionit të spërkatijes ( lt/1,000 m2 ) Mënyra dhe koha e aplikimit Nr maks trajtimeve për sezon
Hardhi Tenja e rrushit (Lobesia Botrana) 8-12 8-10 6-120 Spërkatni në fillim të infektimit në fazën e kokës së zezë, duke u munduar të përdoret produkti para penetrimit të rrush. Në raste të infeksionit të zgjatur, rekomandohet të përsëritet trajtimin pas 10-14 ditësh 2
Kungullore (Pjepër, Shalqi, kungull, kastravec (në sera) Spodoptera littoralis, Spodoptera exigua, Helicoverpa armigera, Autographa gamma, 8-14 (në sera) 8-12 (në sera) 50-120 (në sera) Spërkatni gjatë lëshimit të vezëve dhe para dukjes së simptomave të para në gjethet e reja. Aplikoni dozën maksimale kundrejt S. littoralis dhe në rast infeksionesh të larta. Intervali midis aplikimeve 7-14 ditë. 2
Sallatë (në sera dhe fushë të hapur) Spodoptera littoralis, Spodoptera exigua, Helicoverpa armigera 8-12 8-12 (në sera dhe fushë) 50-100 (në sera dhe fushë të hapur) Spërkatni gjatë lëshimit të vezëve dhe para dukjes së simptomave të para në gjethet e reja. Intervali midis aplikimeve 7-14 ditë. 2
Domate Patëllxhan Spec Spodoptera littoralis, Spodoptera exigua, Helicoverpa armigera, Autographa gamma, Ostrinia nubilalis 10-12 10-12 (në sera dhe fushë)

Për specin 8-10 (në sera dhe fushë)
50 - 150

Për specin: 30 - 125
Spërkatni në fillim të inkubacionit dhe para shfaqjes së shënjave të para në gjethe. Intervali midis aplikimeve 7-14 ditë. 2
Domate (fushë e hapur dhe sera) Tuta absoluta 8-12 50-100 (në sera)
20-100 (në fushë)
Doza minimale 8 gr./1000 m² Spërkatni në fillim të infektimit Intervali midis aplikimeve 10-14 ditë. 2
Hardhi
Dëmtuesi: Tenja e rrushit (Lobesia Botrana)
Doza e formulimit të solucionit (Gr/1000 m²) 8-12
Doza e formulimit të solucionit (Gr/100 L) 8-10
Vëllimi i solucionit të spërkatijes ( lt/1,000 m2 ) 6-120
Mënyra dhe koha e aplikimit Spërkatni në fillim të infektimit në fazën e kokës së zezë, duke u munduar të përdoret produkti para penetrimit të rrush. Në raste të infeksionit të zgjatur, rekomandohet të përsëritet trajtimin pas 10-14 ditësh
Nr maks trajtimeve për sezon 2
Kungullore (Pjepër, Shalqi, kungull, kastravec (në sera)
Dëmtuesi: Spodoptera littoralis, Spodoptera exigua, Helicoverpa armigera, Autographa gamma,
Doza e formulimit të solucionit (Gr/1000 m²) 8-14 (në sera)
Doza e formulimit të solucionit (Gr/100 L) 8-12 (në sera)
Vëllimi i solucionit të spërkatijes ( lt/1,000 m2 ) 50-120 (në sera)
Mënyra dhe koha e aplikimit Spërkatni gjatë lëshimit të vezëve dhe para dukjes së simptomave të para në gjethet e reja. Aplikoni dozën maksimale kundrejt S. littoralis dhe në rast infeksionesh të larta. Intervali midis aplikimeve 7-14 ditë.
Nr maks trajtimeve për sezon 2
Sallatë (në sera dhe fushë të hapur)
Dëmtuesi: Spodoptera littoralis, Spodoptera exigua, Helicoverpa armigera
Doza e formulimit të solucionit (Gr/1000 m²) 8-12
Doza e formulimit të solucionit (Gr/100 L) 8-12 (në sera dhe fushë)
Vëllimi i solucionit të spërkatijes ( lt/1,000 m2 ) 50-100 (në sera dhe fushë të hapur)
Mënyra dhe koha e aplikimit Spërkatni gjatë lëshimit të vezëve dhe para dukjes së simptomave të para në gjethet e reja. Intervali midis aplikimeve 7-14 ditë.
Nr maks trajtimeve për sezon 2
Domate Patëllxhan Spec
Dëmtuesi: Spodoptera littoralis, Spodoptera exigua, Helicoverpa armigera, Autographa gamma, Ostrinia nubilalis
Doza e formulimit të solucionit (Gr/1000 m²) 10-12
Doza e formulimit të solucionit (Gr/100 L) 10-12 (në sera dhe fushë)

Për specin: 8-10 (greenhouse and open field)
Vëllimi i solucionit të spërkatijes ( lt/1,000 m2 ) 50 - 150

Për specin: 30 - 125
Mënyra dhe koha e aplikimit Spërkatni në fillim të inkubacionit dhe para shfaqjes së shënjave të para në gjethe. Intervali midis aplikimeve 7-14 ditë.
Nr maks trajtimeve për sezon 2
Domate (fushë e hapur dhe sera)
Dëmtuesi: Tuta absoluta
Doza e formulimit të solucionit (Gr/1000 m²) 8-12
Doza e formulimit të solucionit (Gr/100 L) 50-100 (në sera)
20-100 (në fushë)
Vëllimi i solucionit të spërkatijes ( lt/1,000 m2 ) Doza minimale 8 gr./1000 m²
Mënyra dhe koha e aplikimit Spërkatni në fillim të infektimit Intervali midis aplikimeve 10-14 ditë.
Nr maks trajtimeve për sezon 2

Informacion

Përbërja

Përbërja
Chlorantraniliprole 35% w/w

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.