Pesha: 1kg
Formulimi: Pluhur i tretshëm në ujë (WP)
Lloji: Fungicid kontakti me veprim parambrojtes dhe kurues
Bordeaux mixture (Paste Bordoleze 20%) është fungicid me spektër të gjerë me veprim kontakti, përdoret si parandalues kundrejt një numri të madh sëmundjesh kërpudhore të ndjeshme ndaj bakrit.
Falë formulimit të veçantë dhe kombinimit perfekt bakër-kalcium, produkti është perfekt për të siguruar një mbulim uniform për kulturat ku do të përdoret
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Udhëzime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:
• H318: Shkakton dëmtime serioze në sy. P305+P351+P338:
NË KONTAKT ME SYTË: lahuni me
ujë të bollshëm dhe sapun për disa minuta; Hiqni lentet e kontaktit dhe i shplani mirë
• Në rast kontakti me lëkurën ose mukozat: lahuni me ujë të bollëshëm dhe sapun.
• Në rast thithje të tretësirës spërkatëse me organet e frymëmarrjes: i aksidentuari dërgohet në një mjedis të ngrohtë dhe të ajrosur.
• P310: Kërkoni menjëherë ndihmë tek një doktor ose në një qendër antihelmimi
TERAPIA: Të behet lavazh stomaku me qumësht dhe të bardhë veze, në rastet kur niveli i bakrit është i
lartë
përdorni lënde xhel-formuese, si penicilamina ne rruge orale ose CaEDTA dhe BAL intramuskular.
Fitotoksiciteti
Mos trajtoni gjatë lulëzimit. Ky produkt mund të jetë fitotoksik për kulturat që nuk janë përmendur në këtë
etiketë. Në pjeshkë, kajsi dhe disa varietete molle (Abbondanza, Belfort, Black Stayman, Golden
Delicious, Gravenstein, Jonathan, Rome Beauty, Morgenduft, Stayman, Stayman Red, Stayman Ëinesap,
Black Davis, King David, Renetta del Canada, Rosa Mantovana) dhe Dardhe (Abate Fetel, Buona Luigia
d’Avranches, Butirra Clairgeau, Passacrassana, B.C. William, Dott. Jules Guyot, Favorita di Clapp,
Kaiser, Butirra Giffard), të cilët janë të ndjeshëm ndaj bakrit, Bordeaux mixture mund të jetë fitotoksike
nëse përdoret gjatë zhvillimit të shpejtë vegjetativ. Në raste të tilla këshillohet mos-përdorimi.
Ndikimi ne mjedis:
H410: Shumë helmues dhe me veprim të zgjatur për organizmat ujore.
P273: Mos shpërndani ambalazhet
dhe mjetet e tjera në mjedis. Mos ndotni ujërat e rrjedhëshme, kanalet dhe basenet me tretesirën spërkatëse
ose ambalazhet.
P391: Menaxhoni rrjedhjet
Karenca:
• 3 ditë luleshtrydhe, patate, domate, patëllxhan, perime rrënjore, perime me bulba, kungullore
• 7 ditë për
kulturat gjethore dhe barërat e freskëta
• 40 ditë për bërthamoret
• 20 ditë për kulturat e tjera.
Magazinimi:
Ruhet ne ambalazhe origjinale dhe ne vende te thata e te ajrosura, ne temp 0 deri 35 0C.
Perdorimi:
Bordeaux mixture (Paste Bordoleze 20%) është fungicid me spektër të gjerë me veprim kontakti, përdoret si parandalues kundrejt
një numri të madh sëmundjesh kërpudhore të ndjeshme ndaj bakrit. Falë formulimit të veçantë dhe
kombinimit perfekt bakër-kalcium, produkti është perfekt për të siguruar një mbulim uniform për kulturat,
ku do të përdoret.
Përgatitja e solucionit
Tretni produktin e nevojshëm në një sasi të vogël uji, pastaj hidheni në serbatorin e
mbushur me sasinë e nevojshme të ujit duke e përzierë vazhdimisht. Produkti është i neutralizuar dhe nuk
duhet të përdorni gëlqere.
Bordeaux mixture (Paste Bordoleze 20%) duhet të përdoret sipas normave kalendarike për luftimin, në intervale 7-12 dite, në
varësi të kushteve të temperaturave dhe lagështisë. Në raste sezonesh me shumë shira, duhen përdorur
doza më të mëdha dhe në intervale më të shkurtra trajtimi.
Eshtë i pajtueshëm me antiparazitarët kryesorë dhe në veçanti me formulimet e squfurit.
Vërejtje për përdorimin & Pajtueshmëria:
Farërat e trajtuara dhe që kanë tepruar pas mbjelljes, nuk duhet të përdoren si ushqim për njerëzit ose
kafshët. Mos e aplikoni kundrejt eres.
Në rast përzierjesh me formulime të tjera, duhet respektuar periudha më e gjatë e karencës. Gjithashtu duhet të shikohen me kujdes normat e shkruara për produktet më toksike.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
KUJDES:
Duhet të përdoret vetëm në bujqësi; çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm. Respektimi i
udhëzimeve, është kusht themeltar për të siguruar efikasitet të trajtimit dhe për të evituar dëme në bimë,
njerëz ose kafshë.
Masat parambrojtëse:
• Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritëshme nga fëmijët.
• Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit si dhe ushqimeve për blegtorinë.
• Evitoni kontaktet e zgjatura të syve dhe lëkurës me preparatin
• Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymëmarrjes gjatë përgatitjes së solucionit spërkatës dhe gjatë spërkatjes.
• Gjatë përdorimit të tij mos hani, mos pini ujë dhe duhan.
• P280: Vishni dorashka, roba pune të përshtatshme, syze, maska për fytyrën.
• Në përfundim të punës lani paisjet mbrojtëse, mjetet spërkatëse.
• Pas përfundimit të punës lani duart dhe pjesët e ekspozuara të trupit.
• EUH401: Për të shmangur rreziqet ndaj njerëzve dhe mjedisit vepro në përputhje me instruksionin e përdorimit.
• P501: Asgjësimi i ambalazheve të bëhet sipas rregullave në fuqi.
Lëndët vepruese | |
---|---|
20 % bakër metalik në formën e sulfatit të bakrit, në përzierje me kalcium |
Kultura | Parazitët | Koha e përdorimit | Doza e përdorimit |
---|---|---|---|
Hardhi | Vrugu, eskorioza, kalbëzimi i zi, veprim dytësor ndaj botritisit | - trajtime para lulëzimit - trajtime pas lulëzimit - trajtime për myllje |
600-700 g/hl 700-1000 g/hl 800-1000 g/hl |
Bërthamore (Mollë, dardhë, fiku) | Kromave, monilia e septorioza, kanceri të degëve, alternaria | - treatments in autumn - treatments before flowering - treatments after flowering |
800-1600 g/hl 700-1000 g/hl 800-1000 g/hl |
Ulliri | Syri i palloit, lebra dhe sëmundje të tjera bakteriale | Trajtime në fund të dimrit | 800-1200 g/hl |
Kiwi | Kalbëzimi i qafës | 10-15 litra solucion në bazë të kërcellit | 800-1200 g/hl |
Luleshtrydhe | Vajolatura, kalbëzimi, antraknoza | Fillimi vegjetativ | 500-1000 g/hl |
Oriz | Alga jeshile | Sapo të shfaqen shenjat e para | 6-10 kg/ha |
Kultura: Hardhi Parazitët: Vrugu, eskorioza, kalbëzimi i zi, veprim dytësor ndaj botritisit Koha e përdorimit: Treatments before flowering, after flowering, and for closure Doza e përdorimit: 600-700 g/hl, 700-1000 g/hl, 800-1000 g/hl |
Kultura: Bërthamore (Mollë, dardhë, fiku) Parazitët: Kromave, monilia e septorioza, kanceri të degëve, alternaria Koha e përdorimit: Treatments in autumn, before flowering, and after flowering Doza e përdorimit: 800-1600 g/hl, 700-1000 g/hl, 800-1000 g/hl |
Kultura: Ulliri Parazitët: Syri i palloit, lebra dhe sëmundje të tjera bakteriale Koha e përdorimit: Trajtime në fund të dimrit Doza e përdorimit: 800-1200 g/hl |
Kultura: Kiwi Parazitët: Kalbëzimi i qafës Koha e përdorimit: 10-15 litra solucion në bazë të kërcellit Doza e përdorimit: 800-1200 g/hl |
Kultura: Luleshtrydhe Parazitët: Vajolatura, kalbëzimi, antraknoza Koha e përdorimit: Fillimi vegjetativ Doza e përdorimit: 500-1000 g/hl |
Kultura: Oriz Parazitët: Alga jeshile Koha e përdorimit: Sapo të shfaqen shenjat e para Doza e përdorimit: 6-10 kg/ha |
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.