Formulimi: Granula të dispergueshme në ujë (WG).
Lloji: Fungicid parambrojtes me permbajtje te larte bakri dhe me veprim kontakti.
NEORAM WG eshte fungicid parambrojtes me permbajtje te larte bakri dhe me veprim kontakti. Perdoret ne kontrollin e mjaft semundjeve kepurdhore ne kultura te ndryshme bujqesore vecanerisht ne vreshtari dhe perime ne sera e ne fushe te hapur.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Vërejtje për përdorimin: Nuk duhet trajtuar ne lulezim. Nuk perzihet me PMB-te alkaline si dhe ato me permbajtje Thiram.
Fitotoksiteti: Ne disa kultivare te pjeshkes, nektarinave, kajsive dhe disa varietete mollesh (Abodanza, Golden delicious, Gravenstain, Jonathan, Stayman, Reneta) dhe dardhash (Abate fetel, Butirra clairgeau, Passacrasan, William, Favorita di cllap, Kaiser, Butirra gifard) mund te jete fitotoksik nese perdoret ne vegjetacion te plote. Ne keto raste keshillohet te perdoret kur vegjetimi i bujshem i bimes fillon te bjere. Megjithate, ne rastet kur trajtimi behet kunder bakteriozave, fitotoksiciteti kthehet ne nje problem sekondar dhe trajtimet duhet te kryhen sic permendet ne kete etikete. Eshte fitotoksik per kungulloret.
Ndikimi në ekosistem: H400: Shumë toksik për jetën ujore. H410: Shumë toksik për jetën ujore me efekte të gjata. Relativisht helmues per bletet. I dёmshёm pёr blegtorinё, prandaj evitoni kullotjen e tyre nё zonat e trajtuara me kёtё produkt.
Karenca: Nё perime, 3 ditё; Nё kulturat e tjera, 20 ditё.
Magazinimi: Ruhet nё vende tё errta, tё freskёta dhe nё ambalazh origjinal, nё temp 0 deri 35 0C.
Përdorimi: Ne pemet frutore farore dhe berthamore:
Ne trajtimet dimerore:
Ne farore: per kontrollin fazave dimeruese te semundjeve si: kromes, bakteriozave (Pseudomonas syringae, Erwinia amylovora), kancerit kepurdhor te degeve (Nectria galligene, Phomopsis mali, Sphaeropsis malorum);
Ne berthamore: per kontrollin e flete perdredheses dhe flete birueses si dhe semundjeve te tjera kepurdhore.
Behen dy trajtime preventive, nje para renies se gjetheve dhe nje tjeter ne fryrjen e sythave.
Doza e perdorimit
500-600gr/100lit uje ne fryrjen e sythave dhe butonave roze.
Ne vegjetacion: Perdoret kunder semundejeve te mesiperme, me 200-250 gr/100 lit. uje
Ne hardhi: per kontrollin e vrugut, escoriozes, kalbezimit te zi, me 200-300 gr/100 lit. uje, dhe ne rast te prekjeve te renda perdoret 250-400 gr/100 lit uje, duke trajtuar gjate gjithe fazave vegjetative, me perjashtim te lulezimit.
Ne perime (ne sera dhe ne fushe): per kontrollin e vrugjeve, alternariozave dhe kladosporiozave si dhe ne frenimin e perhapjes se bakteriozave si syrit te zogut (Corynebacterium michiganense), njollosjes nekrotike bakteriale (Pseudomonas syringeae), njollosjes se zeze bakteriale (Xanthomonas campestris).
Trajtimet perseriten çdo 7-10 dite, ne vartesi te kushteve klimatike dhe intensitetit te semundjes. Doza e rekomanduar eshte 250-350 gr/100 lit uje.
Ne agrume: per kontrollin e Pseudomonas syringeae, malsekos, fitoftores, antraknozes, me 250-300 gr/100 lit uje.
Ne ullinj: per kontrollin e syrit te palloit, tymthit, me 250-350 gr/100 lit uje, duke kryer trajtime preventive heret ne pranvere.
Ne patate, duhan: kunder vrugut, me 2.5-3 kg/ha.
Ne luleshtrydhe: kunder kalbezimit te qafes, me 200-300 gr/100 lit uje, duke filluar ne fillim te vegjetacionit
Ne bimet zbukuruese: kunder antraknozave, vrugjeve, ndryshqeve, bakteriozave, me 200-300 gr/100 lit uje, duke filluar ne fillim te vegjetacionit.
• Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit si dhe ushqimeve për blegtorinë
• Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymëmarrjes gjatë përgatitjes së solucionit spërkatës dhe gjatë spërkatjes.
• P264: Lani duart menjёherё me ujë të bollshëm.
• P270: Gjatë përdorimit mos pini, mos hani dhe mos pini duhan
• P101: Nëse është e nevojshme këshilla mjekësore, keni kontejnerin e produktit ose etiketën në dispozicion
• P102: Mbani larg mundësive të fëmijëve.
• P103: Lexoni etiketën përpara përdorimit.
• P280: Vishni doreza mbrojtëse/veshje mbrojtëse/mbrojtje të syve/mbrojtje të fytyrës.
• P501: Hidhni përmbajtjen/enën në përputhje me rregulloret në fuqi.
• EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, respektoni udhëzimet e përdorimit.
• P391: Mblidhni dhe pastroni rrjedhjet
Lëndët vepruese | |
---|---|
Oksiklorur bakri | 50% |
(Cu metalik) | 37.5% |
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.