Pesha: 0.25kg (250gr)
Formulimi: Pluhur i lagshem (WP)
Lloji: Fungicid sistemik me efekt të gjatë
Fungicid i fuqishëm sistemik me veprim parambrojtës dhe herues. Aplikohet për spërkatje gjethore dhe lufton sëmundje të ndryshme si: Phytophthora, Pythium, Bremia, Peronospora, Plasmopara, ka efekt edhe ndaj patogjenëve të Phomopsis, Alternaria, Penicillium, Venturia, etj., si dhe disa sëmundje bakteriale si Erwinia amylovora. Megjithëse ka veprim kurativ, këshillohet të përdoret si parandalues.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Fitotoksiteti: Ne dozat dhe bimet e rekomanduara nuk shfaq shenja fitotoksiciteti.
Verejtje per perdorimin: Trajtimet kryhen kur ka rrezik infeksioni ose duke u bazuar ne te dhenat qe jep prognoza. Perdoren volume te medha tretesire sperkatese, per te siguruar lagie te mire te mases gjethore. Nuk është i pajtueshëm me vajra minerale dhe produkte me bazë bakri. Në rast se janë përdorur vajra mineralë, duhet përdorur një javë më vonë. Nuk është i pajtueshëm me plehrat gjethorë që përmbajnë azot mineral.
Ndikimi ne mjedis: I dëmshëm për organizmat ujorë: mund të shkaktojë efekte afatgjata në mjedisin ujor. Ky material dhe ambalazhet duhet të eliminohen në mënyrë të sigurtë. Mos ndotni ujërat me produktin ose ambalazhet e tij. Mos pastroni pajisjet spërkatëse pranë ujërave sipërfaqësorë. Evitoni ndotjen nëpërmjet rrjedhjes.
Karenca:
– Agrume 15 ditë
– Hardhi 21 ditë
– Pemë frutore 14 ditë
– Perime 4-7 ditë.
Magazinimi: Ruhet ne vende te thata, te ajrosura, te erreta, ne ambalazhin origjinal.
Aplikoni me spërkatje gjatë vegjetacionit në kultuat e mëposhtme:
Kungullore (kastravec, pjeper, shalqi): Per kontrollin e vrugut (Pseudoperonospora cubensis), me 0.2-0.3%. Trajtimet perseriten çdo 8-10 dite, duke siguruar lagie te mire te mases gjethore e duke perdorur jo me pak se 3 kg /ha produkt.
Hardhi: Per kontrollin e vrugut (Plasmopara viticola), me 0.2-0.25% duke u kombinuar me fungicide kontakti.
Luleshtrydhe: Per kontrollin e vrugut (Phytophthora cactorum e Phytophthora fragaria). Fidanët para mbjelljes zhyten në një solucion 0.25% per 15 minuta dhe pas mbjelljes bëhen 2-3 spërkatje me të njejtën dozë: një në vjeshtë dhe dy në pranverë. Kjo teknike trajtimi ndihmon mjaft ne shkaterrimin e parazitit ne tokat qe mund te jene te infektuara.
Sallatë: Per kontrollin e vrugut (Bremia lactuca), me 0.2-0.3%, duke perdorur te pakten 3 kg produkt per hektar
Pemë frutore farore (molle, dardhe): Per kontrollin e Phytophthora cactorum: trajtoni me spërkatje gjate vegjetacionit duke bërë nga një spërkatje çdo muaj, duke filluar pas lulëzimit e deri 40 dite para vjeljes, me 0.25%.
Ne bimet e dobesuara nga semundja me aparat gjethor te pa afte per te thithur fungicidin siç duhet, trajtohet trungu dhe qafa e bimes nje here ne muaj duke filluar pas lulezimit deri 40 dite para vjeljes. Per kete pregatitet nje paste duke perdorur 5 kg preparat, te tretur ne 100 lit uje dhe duke shpenzuar 1-2 lit/trung
Agrume: Per kontrollin e gomozës parazitare (Phytophthora spp.), me 0.2-0.3%, duke perdorur 10 lit solucion/pemë.
Në raste kur bimët kanë vegjetacion të dobët për shkak të sëmundjeve, preparati merret nga gjethet me veshtiresi dhe qarkullimi ne lengjet bimore eshte i dobet, prandaj ne keto raste aplikohet edhe trajtimi i trungut dhe degeve ne pjeset e infektuara
Fidanishte pemësh: Për kontrollin e kalbëzimit të rrënjëve nga fitoftora (Phytophthora spp.), duke bëre nga nje spërkatje çdo muaj, me 0,25%.
• Mbajeni ne vende te sigurta dhe te pa arriteshme nga femijet.
• Ruajeni ne vende te thata dhe te fresketa, larg ushqimeve dhe pijeve per njerezit si dhe ushqimeve per blegtorine
• Gjate punes perdor paisje mbrojtese: kominoshe, doreza, maska, syze.
• Evitoni kontaktet e syve dhe te lekures me preparatin.
• Evitoni thithjen e avujve te preparatit me organet e frymemarrjes gjate pregatitjes se solucionit sperkates dhe gjate sperkatjes.
• Gjate perdorimit te tij mos ha e mos pi uje dhe duhan.
• Ne perfundim te punes lani paisjet mbrojtese, mjetet sperkatese, duart dhe pjeset e ekspozuara te trupit.
• Beni shkaterrimin e ambalazhit sipas rregullave ne fuqi.
Përbërja | |
---|---|
Fosetyl-al | 80% (800 gr/kg) |
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.