Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Chemol

Produkt për Mbrojtje Organike

Informacion rreth produktit

Lloji: Insekticid - ovicid me bazë vaji të bardhë. Lejohet përdorimi në bujqësinë organike.

Chemol është një insekticid-ovicid në formë emulsion vajor, për përdorim pranveror-veror për luftimin e breshkëzave, afideve, psillave dhe vezëve të merimangave të pemëve frutore, agrumeve, ullinjve, bimëve dekorative.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Informacion

Karakteristikat

• Lënda vepruese : Vaj mineral 80%
• Formulimi: Emulsion, ujë në vaj (EO)

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

• Pemë frutore, në fazën e sythave të mbyllur, me 2-3 litra/100 litra ujë. Kontrollon psillat, afidet, breshkëzat, vezët e merimangave. Karenca 20 ditë.

• Pemë frutore, në fazën vegjetative, me 1,5-2 litra/100 litra ujë. Kontrollon merimangat, afidet, breshkëzat, psillat. Karenca ditë.

• Agrume dhe ullinj, me 2-2,5 litra/100 litra ujë. Kontrollon merimangat, afidet, breshkëzat, psillat. Karenca 20 ditë.

• Bimë dekorative (trëndafila, oleandër), me 1,5-2 litra/100 litra ujë. Kontrollon afidet, breshkëzat, psillat dhe vezët e merimangave

Informacion

Përshtatshmëria

CHEMOL është i pajtueshëm me të gjitha pesticidet, përjashtohen polisulfidet, sulfati i bakrit dhe squfuri.
Në bimët e trajtuara me polisulfide ose squfur, ruani distancën midis trajtimeve me CHEMOL me 15 ditë.

Kujdes:
Në rast të përzierjes me formulime të tjera, duhet të respektohet periudha më e gjatë e pritjes. Duhet gjithashtu të respektohen rregullat paraprake të përshkruara për produktet më toksike. Në rast helmimi, informoni mjekun për përzierjen e përdorur.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.