Agroblend

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Nemafert L

Produkt për Mbrojtje Organike

Informacion rreth produktit

Lloji: Produkt plehërues inorganik lëng me veprim specifik

Pesha: 5L 

Mbrojtja e shëndetit dhe mjedisit:
P102: Ruajeni larg fëmijëve
P264: Lani duar pas çdo përdorimi
P270: Mos konsumoni ushqime, lëngje ose duhan nëse jeni duke punuar
P280: Vishni dorëza mbrojtëse, pajisje mbrojtëse për sytë dhe fytyrën

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Informacion

Karakteristikat

• Nemafert L është një plehërues natyral special që forcon rrënjët dhe mundëson zhvillimin dhe prodhimtarinë e kulturave edhe në prani të nematodave në tokë.

• Nemafert L përmirëson vitalitetin e tokës dhe zhvillimin e sistemit rrënjor të bimëve. Ka pH shumë acide dhe për këtë arsye krijon një mjedis që largon nematodat. Produkti përdoret në të gjitha kulturat, perime, pemë frutore, bimë industriale, lule dhe fidanishte, si në terren të hapur ashtu dhe në serë.

• Nemafert L mund të përdoret në bujqësinë konvencionale, të integruar dhe organike, në të gjitha llojet e kulturave.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Nemafert L përdoret në një dozë prej 20-30L/ha. Përdoret para transplantimit (8-10 ditë para transplantimit) dhe në vaditje me pika. Performanca më e mirë është nëse produkti shpërndahet në fazën e fundit të ciklit të ujitjes për të parandaluar kullimin. Për një mbrojtje të plotë të bimëve, rekomandohet të përsëritni trajtimin 3-4 herë gjatë sezonit vegjetativ, çdo 15-20 ditë me vëllime të bollshme uji.

Ruhet në ambalazhin origjinal, në paleta, në vende të kycura, të thata, të ajrosura mirë, larg rrezeve direkte të diellit, larg ushqimeve për njerëz dhe kafshë, larg fëmijëve. Ambalazhi i boshatisur të mos ri-përdoret, por të riciklohet ose asgjësohet sipas ligjeve në fuqi.

Informacion

Përshtatshmëria

Rekomandohet të kryhet një test pajtueshmërie para se të përzihet Nemafert L me produkte të tjera. Nuk duhet të përzihet me produkte alkaline.
Është e rëndësishme të mbahet pH i solucionit rreth 3.5 – 4 për të siguruar stabilitetin dhe efikasitetin më të mirë të produktit.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Informacion

Përbërja

Përmbajtja e taninave
Masë organike 36%
Karboni (C) me origjinë biologjike 20%
pH 3.5%

Informacion

Aspekti Fizik

Aspekti Fizik
Pamja e jashtme Lëng me ngjyrë kafe e hapur

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.