Lloji: Aminoacide, produkt plehërues me veprim specifik
Është solucion i përqëndruar me aminoacide ekskluzivisht me origjine bimore e përftuar nga hidroliza e proteinave të sojës. Produkti është pa përmbajtje klori (<1%) dhe i përshtatshëm për përdorim në vaditje me pika si dhe spërkatje gjethore.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
▪ Aminoacidet e lira: Aminoacidet e lira lejojnë që bimët të perballën me situata të tilla si streset e ujit, stresin termik
dhe/ose kripe, si dhe për të ndihmuar në rikuperimin e bimëve pas këtyre episodeve dhe për të promovuar sintezën e fitohormoneve.
▪ Ruajtja e energjisë Kontributi ekzogjen i aminoacideve i lejon bimës të kursejë energji për sintezën e proteinave, në
mënyrë që të ketë më shumë rezerva për rritjen, lulëzimin, lidhjen dhe zmadhimin e frutave.
▪ Përthithja e Mikronutrientëve Shumë aminoacide kanë aftësinë të kompleksojnë mikronutrientët dhe prandaj lehtësojnë
përthithjen e këtyre nga bimët, e njëjta sinergji vërehet kur aplikohen aminoacide së bashku me
shumë produkte për mbrojtjen e bimëve.
▪ Aminogrami: Produkti ka një aminogram të ekuilibruar dhe siguron 18 aminoacidet që u nevojiten bimëve për
zhvillim optimal.
Aminoacidet te lira të përftuara nga hidroliza acide e proteinat me origjinë bimore. Aminogrami cilësor: Ala, Arg, Asp, Glu, Gly,His, Hyp, Ile, Leu, Lys, Met, Phe, Pro, Ser, Thr, Trp, Tyr, Val.
Në rast dëmtimi për shkak të ngricës ose goditjes nga nxehtësia: doza mund të rritet me 30% dhe rekomandohen 2 trajtime me interval 7 ditë mes tyre.
Është në përputhje me shumicën e produkteve plehëruese të pranishme në treg. Në rast dyshimi, rekomandohet që të kryeti një test para perdorimit në sipërfaqe të mëdha.
Përdorimi i rekomanduar: Përdorimi i tij rekomandohet gjatë fazave të aktivitetit më të madh metabolik për të rritjen vegjetative, formimin dhe zmadhimin e frutave, pjekjen dhe cilesite organoleptike të frutave.
Ruajeni ne nje temperature midis 5 dhe 25ºC, në vend të freskët dhe të thatë dhe të mbrojtur nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Përmbajtja | |
---|---|
Aminoacide të lira | 26% |
Azot total (N) | 4.7% |
Azot organik (N) | 4% |
Azot amoniakal (N) | 0.7% |
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.